SafeJournalists: Kërcënohet ekipi i televizionit kroat i N1 TV

SafeJournalists:  Kërcënohet ekipi i televizionit kroat i N1 TV

Sulmi verbal në drejtim të ekipit të TV N1 dhe bashkëbiseduesit të tyre ndodhi pak para fillimit të transmetimit drejt-për-drejtë ndaj dhe u xhirua. Para kërcënimit verbal, kryesi i sulmit ka urdhëruar qenin e tij të  racës Doberman që të ulet dhe të presë të sulmoj, duke i frikësuar edhe më shumë ekipin televiziv. 

Më 14 tetor, në ndërkohe që po përgatiteshin për transmetim direkt nga Zagrebi, gazetari Matea Dominikovic, kameramani Ivan Teskera dhe Prof. Alemka MarkoticDrejotor pranë Klinikës Infektive, u sulmuan verbalisht për shkak se nuk i kishin të vendosura maskat mbrojtëse. Në ndërkohë që kushtet për xhirim ishin në përputhshmëri me masat e vendosura nga qeveria Kroate, çifti (siç u përshkrua nga Dominikovici, që vëreheshin se ishin të dehur) shanë dhe kërcënuan ashpër. Për një moment ata e urdhëruan qenin e tyre të racës Doberman që “të ulet dhe të presë se kur të sulmojë”. Çifti i panjohur u largua pasi që Ivan Teskera provoi që t’a qetësojë situatën dhe kur Prof. Markotic tha se do ta njoftonte policinë. 

Në një deklaratë për SafeJournalistsTihomir Ladisic, drejtor programacioni në TV N1 tha se ky sulm është i papranueshëm. 

“Sulme të këtilla do të mund të parandalohen vetëm kur ndërmarrim hapa paraprak si shoqëri dhe tregojmë qartë se ndodhi të këtilla janë të papranueshme. TV N1 do të vazhdojë edhe më tutje, ashtu siç ka bërë deri më tani, të raportojë për sulme të tilla në drejtim të gazetarëve dhe t’i përkrahë të gjithë kolegët tanë” u shpreh Ladisic për SafeJournalists. 

Asociacioni i Gazetarëve Kroat tha se ky është vetëm një nga sulmet verbale me të cilat janë përballur gazetarët Kroat gjatë këtij viti.  

“AGK po e ngrehë zërin tash e sa vite kundër sjelljeve jashtëzakonisht të këqija dhe shpeshherë edhe të turpshme në drejtim të gazetarëve” tha Hrvoje Zovko, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve Kroat. Zovko po ashtu listoi edhe rastet e tjera siç janë sulmi ndaj: Zivana Susan ZivkovicIvana SivroAndrea Topic, ekipit të HRT-së dhe Index.hr, duke shtuar tutje se “AGK njëkohësisht iu bën thirrje qeveritarëve të reagojnë dhe publikisht të dënojnë këto sulme, sepse kjo klime e keqe e krijuar do të vazhdojë të mbizotërojë. Ende nuk është pranuar asnjë reagim nga autoritetet.” 

Rrjeti SafeJournalists i cili përfaqëson mëse 8200 profesionistë medialë në Balkanin Perëndimor,i bashkohet anëtarit të vet AGK-së në dënimin e kërcënimeve në drejtim të Matea DominikovicitIvan Teskerës, si dhe atë të Prof. Markoticit. AGK gjithashtu ka raportuar se numri i rasteve të sulmeve nga zyrtarët e lartë shtetërorë në drejtim të gazetarëve ka shënuar rritje dhe kjo zgjon shqetësim të madh. Nëse një atmosferë e tillë kultivohet dhe rastet vazhdojnë të mos ndëshkohen, kjo përçon mesazh drithërues tek gazetarët dhe inkurajon edhe sulme të tjera, sikur i 14 tetorit të vazhdojnë të ndodhin. Rrjeti SafeJournalists fton autoritetet Kroate të reagojnë shpejtë dhe të dënojnë sulmuesit nga ky incident.  

Rrjeti SafeJournalists do t’i njoftoje akterët relevant kombëtarë dhe ndërkombëtarë për ketë rast. 

Secili sulm ndaj gazetarëve është sulm në interesin publik, demokraci dhe në të drejtat e të gjithë qytetarëve! 

Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 17.10.2020 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës 

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës 

Sindikata e Mediave e Malit të Zi 

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë 

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë 

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë