Portali Juzne Vesti ka pranuar kërcënime të tmerrshme me vdekje drejtuar stafit dhe fëmijëve të tyre. Policia dhe Njësia e Lartë e Teknologjisë së Krimeve janë duke e hetuar rastin.
Më 21 dhjetor, një ditë pas publikimit të një raporti në lidhje me një incident në Nish, në të cilin një personeli i sigurimit qëlloi me armë në drejtim të një grupi burrash që iu afruan një prone private dhe la të plagosur njërin prej tyre, gazetarët që punonin në portal morën kërcënime serioze me vdekje, kërcënime përdhunimi dhe fyerje . Mesazhet e postuara nën seksionin e komenteve përfshijnë: “Dëshirat e mia të sinqerta për të gjithë gazetarët në Juzne vesti janë që migrantët të përdhunojnë egërsisht fëmijët e tyre derisa ata të vdesin”, “Ju duhet të vareni në transmetimin publik” dhe “Ata duhet të varen në pemë si zbukurim “, është përcaktuar që të gjitha kërcënimet janë dërguar nga e njëjta IP adresë. Rasti u raportua në polici dhe Zyra e Prokurorisë Speciale për Krimin e Teknologjisë së Lartë është duke e hetuar.
Në një prononcim për SafeJournalists, Gordana Bjeletic, kryeredaktore e Juzne Vesti, tha se autoritetet i klasifikuan kërcënimet si rrezikim të sigurisë: “Ne presim që personi që shkroi në një diçka të tillë për fëmijët e njerëzve të punësuar në Juzne Vesti do të gjendet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne do të vazhdojmë raportimin në përputhje me standardet profesionale, dhe jo në përputhje me disponimin e ekstremistëve, individëve ose grupeve, të cilët janë gjithmonë të gatshëm të krijojnë shënjestra të gazetarëve dhe familjeve të tyre. ”
Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (IJAS), anëtari i Rrjeti i SafeJournalists përshëndeti përgjigjen e policisë dhe prokurorit publik dhe shpreson që autori do të identifikohet dhe procedohet.
“Një person që shkroi kërcënime të tilla të tmerrshme dhe irracionale duhet të mbajë përgjegjësi para gjykatës.” – tha Zeljko Bodrozic, president i IJAS dhe shtoi se kjo nuk është hera e parë që gazetarët e Juzne Vesti shënjestrohen për shkak të punës së tyre profesionale dhe të guximshme. “Këta gazetarë u përballën me kërcënime, presione dhe fyerje që nga momenti i krijimit të medieve. Ata meritojnë respekt dhe mbështetje, por edhe mbrojtje të plotë. Shpresojmë që ky incident të jetë i fundit ”.
Rrjeti i SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8 mijë e 200 profesionistë të medieve në Ballkanin Perëndimor bashkohet me anëtarin e tij IJAS në mbështetje të Juzne Vesti dhe mirëpret një inicim të shpejtë të hetimit nga autoritetet. Sidoqoftë, kjo nuk është e mjaftueshme – bazuar në raportet nga IJAS, numri i kërcënimeve të dërguara gazetarëve në internet, përfshirë kërcënimet me vdekje të ngjashme me ato që Juzne vesti mori, po rritet. Praktika gjyqësore nuk ka një efekt frenues, përkundrazi. Duke pasur parasysh atmosferën aktuale në Serbi, është me rëndësi të madhe që zyrtarët shtetërorë të fillojnë të dënojnë incidente të tilla, për të kërkuar qartë dhe publikisht që incidente të tilla të mos përsëriten. Ne presim atë të zyrtarëve më të lartë dhe atyre në nivele lokale.
Rrjeti SafeJournalists do t’i informojë të gjithë akterët përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me këtë rast.
Secili sulm në drejtim të gazetarëve është sulm në interesin publik, demokraci dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.
Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 26.12.2020
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë
Asociacioni i Gazetarëve të BH
Asociacioni i Gazetarëve Kroat
Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë
Sindikata e Medieve të Malit të Zi