Platforma Safe Journalists është e shqetësuar me incidentin tragjik që ka ndodhur në Top Channel, një nga televizionet nacionale dhe kompania më e madhe mediale në Shqipëri. Më 27 mars, rreth orës 01:00 të mëngjesit, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të ndërtesës së Top Channel në Tiranë, ku mbeti i vrarë roja i objektit, 60-vjecari, Pal Kola.
Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, ka formuar një grup hetimor për të shqyrtuar rrethanat, mbledhjen e provave, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia janë vënë në ndjekje të autorëve, duke formuar pika të kontrollit, si dhe duke e hetuar një makinë të tipit Range Rover me targa të vjedhura, e cila u gjetë e djegur në qytetin e Golemit të Kavajës, (rreth 20 minuta nga vendi ku ndodhi ngjarja), së bashku me dy armë zjarri brenda automjetit. Në vendngjarje janë gjetur dy kallashnikovva, dhe 25 gëzhoja të kallashnikovit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti, Bajram Begaj, e kanë dënuar sulmin e dhunshëm ndaj Top Channel, dhe kanë bërë thirrje për një përgjigje sa më të shpejtë nga organet kompetente për t’i vënë autorët para drejtësisë.
Blerjana Bino, Hulumtuese e SafeJournalists, deklaroi: “Ne bëjmë thirrje për veprime të shpejta për të hetuar këtë sulm dhe për të nxjerrë autorët para drejtësisë. Nevojitet një përgjigje e koordinuar dhe efektive nga të gjitha institucionet përkatëse ligjzbatuese, si dhe solidaritet i fortë me Top Channel, dhe të gjithë komunitetin e tyre mediatik.”
Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8 mijë e 200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, shpreh ngushëllimet për familjen e Pal Kolës, dhe solidarizohet me të gjithë komunitetin e Top Channel. Rrjeti SafeJournalists do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën, duke advokuar për sigurinë e gazetarëve dhe profesionistëve të medias dhe duke u kërkuar autoriteteve të marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar drejtësi, dhe për të parandaluar sulmet e ardhshme.
Rrjeti SafeJournalists do të informojë të gjitha palët relevante kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.
Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.
Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 27.3.2023
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
Shoqata e Gazetarëve të BH
Shoqata e Gazetarëve Kroatë
Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë
Sindikata e Mediave të Malit të Zi