SafeJournalists: Të ndalojë frikësimi i gazetarëve në Kosovë

SafeJournalists: Të ndalojë frikësimi i gazetarëve në Kosovë
photo: canva

Mbrëmë në Prishtinë, dikush ka tentuar ta djegë garazhin e redaktorit në transmetuesin publik (Radio Televizioni i Kosovës), Alban Selimi.

Alban Selimi përmes rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur se dikush ka tentuar ta frikësojë, por se nuk ia ka dalë. “Dikush i vuri zjarrin (garazhit); për të më trembur. Nuk ia arritën qëllimit!”, ka shkruar ai. Gazetari ka shuar zjarrin me ndihmën e fqinjëve të tij.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, dyshon se ky sulm lidhet me emisionin e fundit të gazetarit në të cilin raportoi për ndërtimet e objekteve të reja në Prishtinë – dhe se si këto objekte nuk janë të ndërtuara sipas standardeve.

Xhemajl Rexha, Kryetar i Bordit të AGK-së, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me tentativën për zjarrvënie. “Jemi shumë të shqetësuar për këtë ngjarje të rëndë, ku iu dogj një pjesë e pronës private të gazetarit Alban Selimi. Selimi punon tash e shumë vite në transmetuesin publik, RTK duke raportuar për shumë çështje me interes publik, dhe ky sulm është vërtet një shenjë se disa grupe janë të pakënaqur me raportimin e tij. I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që të ofrojë mbrojtjen e nevojshme për të dhe familjen e tij, dhe të fillojë sa më parë hetimin në mënyrë që autori apo autorët të vihen para drejtësisë“, tha Rexha.

Platforma SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8 mijë e 200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, e dënon ashpër frikësimin shumë të frikshëm të kolegut tonë Selimi, dhe u bën thirrje autoriteteve që të hetojnë motivet e këtij sulmi, të gjejnë autorët sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’i ndëshkojnë në mënyrë adekuate.

Platforma SafeJournalists do të informojë të gjitha palët relevante kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të gjithë qytetarëve.

Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 17.3.2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Gazetarëve të BH

Asociacioni Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë

Sindikata e Mediave të Malit të Zi