SafeJournalists: Të ndëshkohet personin përgjegjës për kërcënimet me vdekje ndaj gazetarëve N1

SafeJournalists: Të ndëshkohet personin përgjegjës për kërcënimet me vdekje ndaj gazetarëve N1
photo: canva

Redaksia e portalit N1 ka marrë mbrëmë një kërcënim me vdekje në komente në faqen e internetit.

Kërcënimi erdhi në komentin e një lajmi për qëndrimin e Presidentit të Serbisë në Amerikë me rastin e seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, pas së cilës delegacioni serb filloi lobimin në lidhje me Rezolutën për Srebrenicën. Pas një sërë ofendimesh se (gazetarët e N1) janë “banda më e keqe”, “tradhtarët e paguar nga fuqitë e huaja” dhe akuzat se “ka kohë që flasin publikisht kundër popullit dhe pushtetit serb”, redaksi u kërcënua se do të likuidoheshin së shpejti dhe nuk do të mbetej asgjë prej tyre. Gjithashtu, në koment thuhet se “ka më shumë zuzar”, përmenden edhe mediat Nova S dhe Danas. IJAS ka raportuar kërcënimin në Prokurorinë për Krimet e Teknologjisë së Lartë.

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë (IJAS), apelon tek institucionet kompetente që të veprojnë urgjentisht dhe ta zbardhin këtë rast. Jo për herë të parë këtë vit, IJAS paralajmëron për rritjen e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve të medias N1 dhe thekson se mungesa e reagimit të institucioneve kompetente u jep krahë ngacmuesve të frikësojnë, madje edhe të sulmojnë fizikisht gazetarët. Këtë herë, gazetarët janë kërcënuar drejtpërdrejt. IJAS thekson se në kërcënimet dhe fyerjet e drejtuara ndaj gazetarëve vihet re një model i përdorur nga zyrtarët e lartë të pushtetit kur synojnë gazetarë të mediave të caktuara, dhe për këtë IJAS u bën thirrje atyre t’u përgjigjen pyetjeve të tyre në vend që të lajnë hesapet me gazetarët.

Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson profesionistët e mediave në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet anëtarit të tij IJAS, dhe u bën thirrje institucioneve kompetente që të gjejnë dhe sanksionojnë shpejt personin që ka dërguar kërcënimet, dhe në këtë mënyrë të dërgojnë një mesazh të qartë për mbrojtjen e gazetarëve.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 26.04.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata e Gazetarëve të BH

Shoqata e Gazetarëve Kroatë

Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Sindikata e Mediave të Malit të Zi