SafeJournalists: Të identifikohet dhe ndiqet penalisht personin përgjegjës për kërcënimet ndaj gazetarëve N1 në Serbi

SafeJournalists: Të identifikohet dhe ndiqet penalisht personin përgjegjës për kërcënimet ndaj gazetarëve N1 në Serbi
photo: canva

Dje, gazetarët e N1 morën kërcënime nëpërmjet emailit. Një person, Milan M. dërgoi një mesazh në redaksinë e N1 në të cilin ndër të tjera shkruhej se do të vijë dita kur ata (gazetarët) do të kenë kokën e gjakosur, së bashku me një sërë sharjesh, përfshirë ato që ata janë nazistët dhe urryes te serbëve.

Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë ka raportuar për këtë rast tek institucionet kompetente në Serbi.

Drejtori i programit të N1 të Serbisë, Igor Boziq, thotë se ky është vetëm një nga një sërë kërcënimet që marrin gazetarët e kësaj media, dhe se deri më tani asnjë rast nuk ka marrë epilog. “Kërcënimet janë pak a shumë të njëjta. Fakti është se vështirë se kemi parë që të kenë gjetur dikë që na kërcënoi apo që dikush të jetë mbajtur përgjegjës dhe kjo na shqetëson; se në këtë vend mund të kërcënohen përditë gazetarët, se prokuroria nis procedimin, por që në fund nuk mund te zbulojmë se cilët janë personat që dërgojnë kërcënime` tha Bozic.

Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë paralajmëron për rritjen e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve të medias N1, dhe apelon tek institucionet kompetente që të reagojnë urgjentisht dhe të zgjidhin këtë rast, si dhe kërcënimet e mëparshme. IJAS paralajmëron se mosreagimi i institucioneve kompetente i nxit ngacmuesit që të frikësojnë, madje edhe të sulmojnë fizikisht gazetarët. Në vitin 2023, në prokurori janë proceduar 6 raste ku janë dëmtuar gazetarë të medias N1, njëra prej të cilave është refuzuar dhe pjesa tjetër është ende në proces.

Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson profesionistët e mediave në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet anëtarit të tij IJAS dhe u bën thirrje institucioneve kompetente që ta zgjidhin këtë rast sa më shpejt dhe të dërgojnë mesazhin që të mbrojnë gazetarët.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 13.01.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Gazetarëve të BH

Asociacioni Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Sindikata e Mediave të Malit të Zi