SafeJournalists: Vojislav Milovancevic pranoi kërcënime me vdekje pasi artikulli i tij i referohej një rasti të përdhunimit në Fakultetin Teologjik Ortodoks

SafeJournalists: Vojislav Milovancevic pranoi kërcënime me vdekje pasi artikulli i tij i referohej një rasti të përdhunimit në Fakultetin Teologjik Ortodoks

Vojislav Milovancevic, gazetar në portalin serb të lajmeve nova.rs, mori mesazhe fyese dhe kërcënuese, disa prej të cilave përbëjnë kërcënime të drejtpërdrejta me vdekje nga disa llogari anonime në Twitter.

Të enjten në mbrëmje më 21 janar, kërcënimet pasuan pas publikimit të një artikulli në të cilin gazetari i Nova.rs, iu referua një rasti të përdhunimit në Fakultetin Teologjik Ortodoks. Një nga përdoruesit u bëri thirrje njerëzve që mendojnë si ai që t’i “drejtoheshin” Milovancevic, me pretekstin e mbrojtjes së reputacionit të Kishës Ortodokse Serbe.  Kështu, disa njerëz i dërguan gazetarit mesazhe kërcënuese dhe fyese. Milovancevic raportoi rastin në Zyrën e Prokurorëve Specialë për Krimin e Teknologjisë së Lartë.

Milovancevic tha: “Ka njerëz që vazhdimisht shfaqen,  kërcënojnë dhe bëjnë pretendime të rreme në lidhje me gazetarët. Unë mendoj se është e rëndësishme që prokuroria të merret me këtë çështje dhe të zbulojë këta guximtarë që dërgojnë mesazhe të tilla nga rrjetet sociale “, ai gjithashtu shtoi se “Shpresoj që ky vend të ketë mekanizma ligjorë në bazë të së cilëve mund t’i dalë ballë këtyre njerëzve.”.

Zeljko Bodrozic, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Pavarur të Serbisë dënoi kërcënimet e reja që kolegu ynë mori dhe shtoi: “Kjo nuk është hera e parë që Vojislav Milovancevic është një shënjestër e njerëzve që nuk e kuptojnë rolin e gazetarëve në Serbi. Shpresoj që institucionet kompetente të reagojnë shpejt dhe me efikasitet në mënyrë që kolegu ynë të ndihet i sigurt dhe të vazhdojë ta bëjë punën e tij në mënyrë profesionale siç ka bërë deri më tani ”.

Rrjeti i SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8 mjë e 200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor i  bashkohet  anëtarit të tij IJAS në dënimin e kërcënimeve dhe u bëjnë thirrje autoriteteve serbe të sigurojnë punën e gazetarëve në këtë vend. Serbia është vendi që raportoi numrin më të madh të sulmeve dhe kërcënimeve në drejtim të gazetarëve në vitet e fundit në rajon dhe është e rëndësishme që i gjithë rajoni ta ndalojë këtë trend në të ardhmen.

Ne do t’i njoftojmë të gjithë akterët relevantë kombëtarë dhe ndërkombëtarë lidhur me këtë rast.

Secili sulm në drejtim të gazetarëve është sulm në interesin publik, demokracinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.

Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 25.01.2021

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës

Asociacioni i Gazetarëve Kroat

Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Sindikata e Medieve të Malit të Zi