SJ: Fushata brutale në drejtim të Lejla Turcilos dhe Borka Rudiqit nga Sarajevë të ndalojë

SJ: Fushata brutale në drejtim të Lejla Turcilos dhe Borka Rudiqit nga Sarajevë të ndalojë

Linçimi ndaj profesoreshës Lejla Turcilo është intensifikuar muajin e fundit në Bosnjë dhe Hercegovinë, me njoftimet nacionaliste dhe ku po cilësohet si një profesoreshë që “helmon fëmijët boshnjakë” dhe “mohuese të gjenocidit”.

Dy ditë më parë, Asociacioni e Gazetarëve të BH publikoi një deklaratë që dënonte sulmet në media, nga ku të njëjtat portale online (Sejl.org dhe Bosnjaci.net) edhe përmes profileve të tyre në rrjetet sociale vazhduan linçimin, por tani edhe në drejtim të sekretares së përgjithshme të AGBH-së, Borka Rudic, duke i akuzuar për nacionalizëm, mbështetje për kriminelët e luftës dhe duke i etiketuar ata si fyes të Profetit Muhamed dhe mbytje të gazetarisë së pavarur.

Prej më shumë se një viti, profesoresha Turcilo, si dhe angazhimi i saj në mësimdhënie dhe aktivitetet publike kanë qenë subjekt i fushatave të organizuara, gjuhës së urrejtjes dhe postimeve shpifëse në rrjetet sociale dhe në media, të drejtuara nga disa portale online.

Presidenti i Asociacionit së Gazetarëve të BH Marko Divkoviç tha se “sulmet ndaj profesoreshës Turcilo dhe përfaqësuesve të Asociacionit së Gazetarëve të BH përfaqësojnë një dhunë brutale në internet dhe një shkelje të së drejtës për lirinë e shprehjes dhe veprimit publik”.

“Kjo është një nga mënyrat e ‘provuara’, të dhunshme për të ndaluar zërat kritikë brenda mediave dhe komunitetit akademik të Sarajevës dhe Bosnje dhe Hercegovinës, me qëllim të minimit të vlerave të një shoqërie pluraliste dhe të lirë”, tha ai.

Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson më shumë se 8,200 profesionistë të mediave në Ballkanin Perëndimor, dënon këtë fushatë brutale kundër profesoreshës Lejla Turcilo. Ne do të informojmë Institucionin e Avokatit të Popullit në BiH, Ministrinë e të Drejtave të Njeriut të BiH dhe Byronë e Policisë Federale (FUP) dhe aktorët ndërkombëtarë për këtë rast.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 15 shtator 2021

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve BH

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Sindikata e Mediave të Malit të Zi