SJ: Gazetarët nga N1 Serbia pranuan kërcënime të reja

SJ: Gazetarët nga N1 Serbia pranuan kërcënime të reja

Televizioni N1 pranoi kërcënime kundër stafit të tij dhe familjeve të tyre të premten, më 3 dhjetor, përpara protestave mbarëkombëtare të shtunën.

Ata morën kërcënime nëpërmjet një postimi në Twitter dhe një e-mail. Postimi në Twitter nga përdoruesi @JerinaOpicena u bëri thirrje njerëzve të hyjnë në studiot e N1, të ndalojnë transmetimin dhe të largojnë stafin e N1.

“Të shtunën kur N1 fillon të bëjë thirrje për një luftë vëllavrasëse, hyni në N1, ndaloni transmetimin, mos bëni asgjë të dhunshme, ndiqini të gjithë në rrugë. Askush nuk mund të veprojë ilegalisht në Serbi, të mbrojë fashizmin, apo të bëjë thirrje për luftë civile. Nëse shteti nuk reagon, ne do të reagojmë”, thuhet në postim.

Emaili i dërguar në zyrën e lajmeve N1 ishte nga një burrë që e identifikoi veten si Simo Peric.

“Ju keni të dhënat e mia personale. Ky nuk është një profil i rremë. Dua të them që mos qani për atë që ndodhi ose çfarë ndodh me të dashurit tuaj. Ju, po ju, N1 jeni shkaku dhe ju do të jeni viktima. Nuk më beson?”, ka shkruar ai në postë.

Kryetari i Asociacionit të Pavarur të Gazetarëve të Serbisë, Zheljko Bodroziq, tha se “fushata kundër këtij televizioni ka vazhduar me vite”.

“Kërcënime të tilla vijnë si pasojë e atmosferës së nxehtë brenda shoqërisë. Këtë e dëshmon edhe fakti se kolegët e televizionit N1 kanë vijuar të marrin kërcënime dhe presione të reja gjatë kësaj nate. ” tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që sulmohet televizioni N1. Gazetarët e tyre janë nën presion dhe sulme të vazhdueshme kudo që ndodhen. Rrjeti SJ në 30 ditët e fundit ka paralajmëruar se në Serbi po ndodhin paqëndrueshmëri të mëdha, kështu që punonjësit e mediave janë vazhdimisht në situata jashtëzakonisht të rrezikshme.

Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet anëtarit të tij IJAS në dënimin e këtyre kërcënimeve brutale, por gjithashtu shpreh shqetësimin për sigurinë e gazetarëve në këtë vend. Rrjeti SJ u bën thirrje autoriteteve serbe që të veprojnë dhe të mbrojnë gazetarët në Serbi, të hetojnë dhe identifikojnë personin që kërcënoi median N1. Gjithashtu kërkojmë edhe një herë përfaqësuesit e pushtetit që të bëjnë gjithçka për të qetësuar këtë lloj atmosfere në shoqëri.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë të gjithë akterët relevant kombëtarë dhe ndërkombëtarë për këtë rast.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

 

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 4 dhjetor 2021

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Gazetarëve të BH

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë

Sindikata e Mediave të Malit të Zi