SJ: KRIK nga Serbia mori një kërcënim me vdekje në Twitter

SJ: KRIK nga Serbia mori një kërcënim me vdekje në Twitter

Rrjeti i Raportimit të Krimit dhe Korrupsionit (KRIK), një redaksi që raporton për krimin dhe korrupsionin në Serbi, mori një kërcënim me vdekje, të mërkurën, më 1 dhjetor në llogarinë e tyre në Twitter.

Pasi publikuan një histori për shefin e policisë i cili urdhëroi që regjistrimi sekret i babait të ministrit Nebojsha Stefanoviç duhet të fshihet, një person i quajtur Djordje Pavlovic me një llogari “@ore05995944” shkroi postimin në Twitter se ai “do t’ua fusë flakën dhe se do t;i vrasë ata”.

Bojana Jovanoviç, një gazetare hulumtuese dhe zëvendësredaktore i KRIK, tha për Rrjetin SafeJournalists se sipas mendimit të saj “arsyeja e atij kërcënimi është padyshim artikulli që ata kishin botuar sot për faktin se, djali i presidentit të shtetit , Danilo Vuçiq, është menaxheri i një prej futbollistëve të rinj më të kërkuar, Dushan Vlahovic, edhe pse kërcënimi është shkruar nën një artikull krejtësisht tjetër”.

“Shkak për këtë është pretendimi i tabloidëve pro-qeveritar se ky është një sulm ndaj presidentit dhe familjes së tij. Është padyshim pasojë e atmosferës së keqe në shoqëri të krijuar nga qeveria dhe mediat e saj”, tha ajo.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë të gjithë akterët relevant kombëtarë dhe ndërkombëtarë për këtë rast.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Kryetari i Asociacionit të Pavarur të Gazetarëve të Serbisë, Zheljko Bodroziq, tha se kërcënimet e tilla janë pasojë e sjelljes arrogante dhe të furishme të autoriteteve ndaj mediave.

“Gazetarët investigativë në Serbi po bëhen shënjestër e të gjitha llojeve të tërbuarve që dëgjojnë nga zyrtarët e lartë të shtetit se gazetarët janë tradhtarë. Ky kërcënim duhet të sanksionohet, por edhe bota duhet të jetë e vetëdijshme për problemet me të cilat ballafaqohet profesioni i gazetarisë në Serbi”, tha ai.

KRIK dhe gazetarët e tyre shumë shpesh janë shënjestër e kërcënimeve, ofendimeve por edhe të veprave penale si vjedhjet e banesave të tyre. Tri gazetare nga KRIK ishin viktima të vjedhjeve, por të tria rastet janë ende në procedurë para hetimore.

Rrjeti ynë ka paralajmëruar për një kohë të gjatë se kundër kësaj medie është bërë një fushatë e rrezikshme e udhëhequr nga tabloidet proqeveritare dhe ndonjëherë e mbështetur nga deputetë të Kuvendit të Serbisë dhe zyrtarë të lartë shtetërorë. Gjithashtu, vërejmë se institucionet nuk reagojnë me efikasitet ndaj sulmeve të orkestruara ndaj kësaj media.

Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet anëtarit të tij IJAS në dënimin e këtij kërcënimi me vdekje. Kërkojmë nga policia dhe prokuroria serbe që të ndjekin sa më shpejt personin që qëndron pas kërcënimit.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë të gjithë akterët relevant kombëtarë dhe ndërkombëtarë për këtë rast.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

 

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 1 dhjetor 2021

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Gazetarëve të BH

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë

Sindikata e Mediave të Malit të Zi