SJ: Ndaloni me pengesat dhe sulmet ndaj gazetarëve nga policia në Shqipëri

SJ: Ndaloni me pengesat dhe sulmet ndaj gazetarëve nga policia në Shqipëri

Gazetari i Fax News Ledio Guni u sulmua më 19 janar nga punonjës policie teksa po kryente detyrën. Ledio Guni po filmonte dëbimin dhe shembjen e banesave të disa qytetarëve në lagjen 5 Maji në Tiranë. Policia ishte në vendngjarje për të detyruar njerëzit të largoheshin nga pronat e tyre. Guni u kap me forcë, u tërhoq zvarrë dhe u largua nga vendngjarja nga ku mori një dëmtim në shpatullën e tij që kërkonte kujdes mjekësor.

Policia Bashkiake në Shqipëri nuk ka reaguar ende për këtë rast. Ky nuk është ndalimi i parë nga policia bashkiake dhe këta të fundit janë kritikuar edhe më parë për mënyrën se si i trajtojnë gazetarët gjatë raportimit direkt nga terreni. Gjithashtu, kjo nuk është hera e parë që gazetari Guni sulmohet. Në tetor të vitit 2021 ai u sulmua fizikisht dhe u godit me një karrige teksa filmonte konfrontimin në shkollën “Çajupi”. Pavarësisht se Guni u shpreh se ishte gazetar, sulmi vazhdoi.

Blerjana Bino, kërkuese e SafeJournalists në Shqipëri, u shpreh se “Sulmi ndaj stafit mediatik që raporton mbi veprimet e Bashkisë në zonën e “5 Maji” është shumë shqetësues, veçanërisht kur lidhet me transparencën e kufizuar të Bashkisë së Tiranës ndaj medias në përgjithësi dhe lidhur me kritikat e mëparshme nga organizata të ndryshme”.

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (Safe Journalists), që përfaqëson më shumë se 8,200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, qëndron në solidaritet me kolegun shqiptarë nga Fax News. Kërkojmë nga Bashkia e Tiranës dhe Policia që të reagojnë në lidhje me rastin, të dënojnë sjelljen e policisë dhe të bëjnë një hetim të duhur mbi situaten, të nisin një procedurë kontrolli të brendshëm dhe të informojnë publikun për rezultatin e tij.

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (Safe Journalists) do të informojë të gjithë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare mbi rastin.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Shkup – Beograd – Podgoricë– Prishtina – Sarajeva – Zagreb, 21 Janar, 2022

Në emër të:

Shoqata e Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata e Gazetarëve të Bosnjes dhe Herzegovinës

Shoqata e Gazetarëve Kroatë

Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Sindikata e Mediave të Malit të Zi