Gazetari i Televizionit Vijesti, Sead Sadikoviq u sulmua me 20 mars 2021 rreth orës 20:00 në Bjello Polje, gjatë tubimit “patriotik”, ku ka pësuar lëndime të lehta të kokë.
Ai fillimisht u fye dhe më pas u sulmua nga 5-6 djem. Incidenti ndodhi gjatë kohës kur pjesëmarrësit e tubimit nga një makinë në lëvizje filluan ta fyejnë Sadikoviqin, i cili ishte duke e kaluar rrugën në ato momente. Kur ai doli në anën tjetër të rrugës tek parku, Sadikoviqi u nis drejtë makinës, iu afrua personit të ulur tek dritarja e makinës dhe krijoi kontakt me të. Më pas të dyshuarit E.D. (18) dhe N.O. (21) dhe personat e tjerë të paidentifikuar ende dolën nga makina për ta sulmuar gazetarin, i cili ra për toke si rrjedhojë e të shtyrave. Ai u godit disa herë në kokë dhe në trup. Sadikoviqi u mbrojt nga sulmuesit nga qytetarët e rastit.
Gazetari, plagët nga sulmi të së cilit shiheshin u gjet nga policia në vendngjarje. Ai dha deklaratë pranë zyrave të Adiminstratës Policore dhe më pas u dërgua për të pranuar ndihmë mjekësore. U hap kallëzim penal, dhe Prokuroria Themelore e Shtetit në Bjello Polje ka urdhëruar mbajtjen e E.D. dhe N.O. për 72 orë, për dyshim të kryerjes së sulmit dhe sjelljes së dhunshme.
Në një intervistë për Vijestin, Sead Sadikoviq tha se ai ka lëndime në kokë, në këmbë dhe në duar, duke pohuar se “Unë jam mirë, por të dhemb fakti që nuk mund të ecësh në rrugë.”
“Në fillim më sharje e fyerje dhe më pas më sulmuan. Shumica, pesë apo gjashtë nga ta. U mbrojta nga kalimtarët e rastit. Edhe një paradoks tjetër – ata më goditën me flamurin Malazez. Sigurisht kur goditesh me flamurin Malazez duhet të jetë më pak e dhimbshme. E mora flamurin me të cilin më goditën”, tha Sadikoviq. Ai po ashtu tha se familjarët e të dyshuarve i ka komshinj.
Sadikoviq potencoi se ishte i shqetësuar në veçanti për mosreagimin e Prokurorisë në lidhje me kërcënimet të cilat i kishte pranuar së fundmi: “Së fundmi e kam raportuar një person nga Pljevlja i cili më ka kërcënuar se do të më vrasë, por ai gjithashtu më pas tha se ishte i dehur dhe se dikush ia kishte përdorur telefonin. Më shqetëson fakti se Prokuroria nuk ka reaguar, nuk e kanë arrestuar dhe nuk e kanë dërguar në mbajtje as edhe për një sekondë. Ata i besuan se ai nuk e kishte shkruajtur atë. Meqë veç jam i kërcënuar me vdekje, si i bëhet kësaj pune?”
“Sindikata e Medieve të Malit të Zi dënon ashpër sulmin në drejtim të gazetarit të Televizionit Vjesti, Sead Sadikovic gjatë “tubimit patriotik” në Bjello Polje, i cili është pasoje e drejtpërdrejtë e ndjenjave të përziera kombëtare dhe aty të “nxehta” politike të krijuara në Mal të Zi” tha zëvendës presidenti i SMMZ, Radomir Krackovic.
Ai shtoi gjithashtu se kjo situatë tregon se vendimmarrësit duhet të rikonsiderojnë ngritjen e dënimeve në rastet e sulmeve ndaj gazetarëve, sepse ky është fenomen i rrezikshëm i cili vazhdon të jetë prezent në shoqërinë Malazeze.
“Qe një kohë të gjatë, që nga ndryshimi i strukturave të Malit të Zi vitin e kaluar, është shënuar një rritje e sulmeve në drejtim të minoriteteve, oponentëve politik, si dhe tani edhe gazetarëve. Fatkeqësisht, ky nuk është sulmi i vetëm në drejtim të gazetarëve. Javën e kaluar, gjatë zgjedhjeve lokale në Nikshic, një mbështetës i partisë së re në pushtet ka sulmuar gazetaren e të përditshmes Vjesti, Jelena Jovanoviqin, gjithashtu gjatë një tubimi politik. U dëshmuar përsëri se në një frymë kaq të rrezikshme gazetarët janë tarketi më i lehtë për sulm apo edhe si “dëm kolateral” i trazirave politike”, u shpreh Krackovic.
Rrjeti SafeJournalists përfaqësues i mëse 8,200 punonjësve medialë në Ballkanin Perëndimor i bashkohet anëtarit të vet SMMZ në dënimin e këtij sulmi mizor dhe tinëzar. Kërkojmë nga Policia Malazeze dhe Prokuroria të zgjidhin rastin e Sadikoviqit. Për më tepër, si Rrjet bëjmë apel tek të gjithë vendimmarrësit në Mal të Zi, si dhe të gjithë politikanëve të të dyja palëve që t’iu bëjnë thirrje qytetarëve, dhe për të ndikuar në mbështetësit e tyre nëpër tubime, që të tregohen të kujdesshëm me gazetarët.
Do t’i njoftojmë të gjithë akterët relevant vendorë dhe ndërkombëtarë lidhur me këtë rast.
Secili sulm në drejtim të gazetarëve është sulm në interesin publik, në demokraci dhe në të drejtat e të gjithë qytetarëve.
Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 24.03.2021
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë
Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës
Asociacioni i Gazetarëve Kroat
Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë
Sindikata e Medieve të Malit të Zi