Ambasadori Abbott mirëpret gazetarët në shënimin e 100 vjetorit të BBC-së

Ambasadori Abbott mirëpret gazetarët në shënimin e 100 vjetorit të BBC-së

Mbrëmë, në nder të shënimit të 100 vjetorit të themelimit të BBC-së, gazetarët ukrainas dhe afganë të strehuar në Kosovë, morën pjesë në një koktej të organizuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Kolegët ukrainas dhe afganë patën rastin të takojnë për së afërmi Ambasadorin Nicholas Abbott, si dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre me redaktorë e gazetarë të njohur në Kosovë.

Përgjatë këtij eventi, gazetarja e parë ukrainase e strehuar në Kosovë, Lyudmila Makey, ia dhuroi një pikturë Ambasadorit Abbott, të pikturuar nga vetë ajo, e që simbolizonte paqen dhe dashurinë.

Në këtë event, kolegët nga Ukraina dhe Afganistani u shoqëruan nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj dhe Zyrtarja Ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari.