
Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK, sot mbajti mbledhjen e radhës, ku prezent fillimisht ishin 7 nga 9 anëtarët.
Kryetari i Bordit, Xhemajl Rexha, i njoftoi anëtarët më në detaje për takimet e zhvilluara me ambasadorë të organizatave ndërkombëtare në Kosovë, memorandumet e nënshkruara me Kolegjin AAB dhe forumZFD.
Në takim u diskutua për aktivitetet që parashihen të zbatohen në muajt në vazhdim, si dhe u ngrit nevoja që gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët të kenë një akreditim të vetëm institucional, për të kryer më lehtë detyrat e tyre.