ZAGREB, 13.09.2017. – Platforma Regjionale e Ballkanit Perëndimor për Avokim të Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve, që përfaqësojnë më shumë se 7800 anëtarë, fuqishëm dënojnë incidentet publike duke djegur kopje të javores Novosti dhe kërcënimet që janë bërë kundër gazetarëve nga anëtarët e Partia Autoktone Kroate e Drejtësisë (A-HSP).
Në dhjetë ditët e fundit anëtarët e partisë A-HSP kanë djegur në dy raste kopje të Novosti, magazinë javore e pulikuar nga Këshilli Nacional Serb me seli në Zagreb. A-HSP ka akuzuar gazetarët e Novosti për shpërndarje të urrejtjes kundër Kroatëve dhe kanë kërkuar bllokimin e financimit të magazinës përmes bugjetit të shtetit. Kërcënimet kundër gazetarëve të Novosti – të shprehura drejtpërdrejtë apo përmes mediave sociale – ishin pjesë të incidentit.
“Vala e fundit filloi duke akuzuar gazetarët e Novosti për frymëzimin e tyre ndaj zjarrëvënieve përgjatë bregdetit kroat me artikujt e tyre dhe vijoi me djegie të kopjeve të revistës. ” tha Sasha Lekoviç, president i Asociacionit të Gazetarëve të Kroacisë (CJA) dhe shtoi: ” Ky rast është një gjueti në baza kombëtare dhe historia na mëson se çdo gjë që fillon si fyerje, kthehet në kërcënime dhe përfundon me dhunën fizike. Ne kërkojmë nga autoritetet që të reagojnë në mënyrë adekuate dhe kryeministri Plenkoviç të dënoj publikisht këtë incident”.
Organizatat e gazetarëve në rajon, anëtarët e Platformës, i bashkohen CJA-së në kërkesën për administratën e Kroacisë dhe udhëheqësve të saj që të dënojnë këtë incident, të veprojnë dhe në mënyrë adekuate të dënoj kryerësit.
Që nga Janar 2017 CJA ka regjistruar gjashte incidente të sulmeve kundër gazetarëve në Kroaci, duke mos përfshirë dy incidentet e djegies së Novosti.
Platforma konsideron se secili sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.
Asociacioni i Gazetarëve të BH
Sindikata e Mediave të Malit të Zi
Asociacioni i Gazetarëve të Kroacisë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë
Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë
Platforma Regjionale e Ballkanit Perëndimor për Avokim të Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve, Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 13/09/2071