Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, për herë të parë priti rreth 100 gazetarë e delegatë të asociacioneve e unioneve nga shtetet e Evropës.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës si anëtar i Federatës Evropiane të Gazetarëve, është nikoqir i takimit të përvjetshëm të kësaj organizate.
Fjalimet hyrëse u bënë nga Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, Presidentja e EFJ-së, Maja Sever, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, si dhe gazetarja ukrainase e strehuar në Kosovë, Lyudmila Makei.
Pas fjalimeve hyrëse, u zhvillua edhe një diskutim për raportimin nga lufta, me panelistë Tim Dawson, Sekretar Gjeneral i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, IFJ, Florent Duplouy – Jurist, Platforma e Këshillit të Evropës për Promovimin e Mbrojtjes së Gazetarëve, Wade Goddard, Fotoreporter – War Photo Limited dhe Sergiy Tomilenko, President i Sindikatës Kombëtare të Gazetarëve të Ukrainës, NUJU.
AGK-ja, është jashtëzakonisht e lumtur që po mirëpret në Kosovë rreth 100 gazetarë nga asociacione e unione të 45 shteteve nga Evropa.
Në pjesën e dytë të ditës së parë të Kongresit Vjetor të Federatës Evropiane të Gazetarëve, Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor, SafeJournalists, prezantoi statistikat e Indeksit të Sigurisë së Gazetarëve në Ballkanin Perëndimor për vitin 2023.
Indeksin për vitin 2023 e prezantuan: Getoarbë Mulliqi – Hulumtuese e SafeJournalists në Kosovë, Tamara Filipović Stevanović – Koordinatore e Projektit SJ në Serbi, Milan Spirovski – Hulumtues i SJ-së në Maqedoninë e Veriut, Borka Rudić – Koordinatore e Projektit në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe Dražen Ðurašković – Koordinator i Projektit në Malin e Zi.
European Federation of Journalists – EFJ, vazhdoi më tej me prezantimin e raporteve të punës për vitin 2023, si dhe diskutimin e nevojshëm për takimin vjetor.
Më shumë informata rreth Kongresit Vjetor të EFJ-së, mund të gjeni në faqen zyrtare të Federatës në rrjetin social X. (@EFJEUROPE)