Gazetarët shqiptarë dhe serb diskutojnë për sfidat e tyre

Gazetarët shqiptarë dhe serb diskutojnë për sfidat e tyre

PRISHTINË, 17.04.2018 – Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka vazhduar me fazën e dytë të projektit i cili ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet gazetarëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë, veçanërisht të gazetarëve shqiptarë dhe atyre serb.

Në këtë tryezë të diskutimit e cila u mbajt në Graçanicë, gazetarët e komunitetit shqiptarë dhe ata të komunitetit serb kanë diskutuar së bashku për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në mes tyre si dhe për sfidat me të cilat ata ballafaqohen gjatë punës së tyre informuese për qytetarët e vendit, përkatësisht komuniteteve që ata i përkasin.

Të pranishëm në këtë tryezë, përveç gazetarëve nga mediet të ndryshme nacionale dhe lokale, ishin edhe përfaqësues nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe ata nga Asociacioni i Gazetarëve serb në Kosovë.

Petrit Çollaku nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës theksoi se bashkëpunimi në mes gazetarëve po rritet cdo ditë e më shumë.

“E mira e rrugës është që pak a shumë kemi fillu me pa, me kuptu. Ka pasë edhe tentativa të përbashkëta që të synohet për një punë më të mirë për gazetarët në rajon”, shtoi Çollaku.

Por ai nuk la pa përmend edhe barrierat me të cilat gazetarët ballafaqohen, duke apeluar kështu  në drejtim  gazetarëve serbë, sidomos ata në veri të Kosovës, ta vizitojnë më shumë Prishtinën në mënyrë që të njihen me problematikat si ato sociale edhe ato politike.

“Ndarja administrative e politike, problemi në Mitrovicë ende ekziston. Gazetarët mund të bashkëpunojnë kjo është mënyra më e mirë për të ngritur të gjitha çështjet që i brengosin. Bashkë në të gjitha rastet mund të ndikojmë pozitivisht”, theksoi Çollaku para gazetarëve.

AGK gjithmonë ndërmerrë masa të menjëhershme të sumeve ndaj gazetarëve, qoftë ata shqiptarë ose serbë.

Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.

Fatmire Tërdevci nga Zyra e BE-së në Kosovë tregoi se janë të kënaqur me sukseset e projektit që ka pasur deri më tani.

“Sa i takon projektit, jemi të gëzuar pasi që kemi pasur sukses me pjesën e parë të diskutimit me gazetarët e komuniteteve të ndryshme. Projekti së bashku me BIRN do të vazhdojë për ta përforcuar më shumë bashkëpunimin mes gazetarëve”, tha Tërdevci.

Kjo iniciativë është vazhdimësi e një projekti të tillë të implementuar vitin e kaluar përmes të cilit gazetarët shqiptarë, serbë e boshnjakë kanë  shkruar artikuj të përbashkët rreth temave sociale me të cilat ballafaqohen banorët e Kosovës.