Deputeti i shumicës parlamentare, Artan Abrashi i Vetëvendosjes ka përdorur gjuhë linçuese sot ndaj portalit “Albanian Post”, pas publikimit të shkrimit që paralajmëron sanksione të mundshme kundër kryeministrit Albin Kurti, dhe të tjerëve rreth situatës në veri. Një shkrim i ngjashëm është publikuar edhe në “Euronews Albania”.
“Për sanksione ndaj Kosovës po flet portali i Stanishiqit në shqip. E ka emrin Albanian po nuk ka asgjë shqiptare në të”, ka shkruar deputeti në Facebook.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon ashpër gjuhën e përdorur nga Abrashi, dhe konsiderohen se një etiketim i tillë rrezikon seriozisht sigurinë e të gjithë gazetarëve, dhe punonjësve të tjerë të këtij mediumi.
AGK-ja, e fton kryeministrin Kurti që të distancohet nga sulme të tilla të njerëzve të qeverisë dhe partisë që udhëheq ndaj medieve dhe gazetarëve.