Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
- Qendra rajonalePrishtinë
- Kush u sulmua?Organizimi
Media
- Emri i mediasKlan Kosova
- Lloji i platformës mediatikeRadio
Radio
Media Online Të dhënat e incidentit
- Data e incidentit21.04.2025
- QytetiPrishtina
- Autori(t)i njohur (i dënuar)
- Sulmuar ngaPolitikan(ët) / parti(at) politike (përveç zyrtarëve publikë)
- Lloji i incidentitKërcënime ndaj organeve dhe organizatave mediatike
- Lloji i kërcënimitDeklarata agresive, ngacmuese ose diskriminuese
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
- A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?E panjohur
- Cili ishte reagimi i shoqatës së gazetarëve?Shoqata ka reaguar publikisht
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar me fushatën sistematike të partisë së parë në Kuvend, Vetëvendosje kundër televizionit privat nacional, Klan Kosova.
Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Alim Rama në një postim, këtë të hënë, ka bërë thirrje tek anëtarët e VV-së për bojkotimin e këtij televizioni. Një veprim i tillë linçues është i papranueshëm.
Targetimi publik i televizionit, dhe rrjedhimisht gazetarëve, kameramanëve dhe punonjësve të tjerë vë në rrezik sigurinë e tyre fizike. Një fushatë e tillë sistematike me deklarata të papërgjegjshme nga kryeministri në detyrë Kurti dhe të tjerë eksponentë të VV-së, ka bërë që të ketë disa sulme kundër gazetarëve të Klan Kosovës, në ditën e zgjedhjeve.
AGK-ja i bën thirrje Vetëvendosjes që të ndalojë praktikën e të luftuarit të medieve, në përpjekjen e saj për të minuar lirinë e medieve dhe shprehjes.