Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
- Qendra rajonalePrishtinë
- GjiniaMashkull
- Emri i viktimësLirim Mehmetaj
Media
- Emri i mediasAlbanian Post
- Lloji i platformës mediatikeMedia Online
- Burimi i informacionit për ngjarjenLirim Mehmetaj
Të dhënat e incidentit
- Data e incidentit05.03.2024
- QytetiPrishtine
- Autori(t)E paditur
- Sulmuar ngaAutoritetet - individët
- Lloji i incidentitKërcënime të tjera për gazetarët
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
- A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?po
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim të madh njoftimin nga gazetari i Albanian Post, Lirim Mehmetaj, për thirrjen që i është bërë si i pandehur nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Në thirrjen për paraqitje më 7 mars, Mehmetaj është ftuar si i pandehur për veprën penale “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit” nga Neni 141 i KPR-së.
Derisa AGK është në pritje të informacioneve zyrtare, thirrja e tillë ndaj një gazetari është alarm për një shoqëri demokratike, siç pretendon të jetë Kosova.
AGK-ja, do të kërkojë informacionet zyrtare dhe do ta ndjekë nga afër të enjten këtë zhvillim të pashembullt të sistemit të drejtësisë në Kosovë.