Kampanjë denigruese ndaj AGK-së dhe kryetarit Rexha, Prishtinë, 02.05.2025

Kampanjë denigruese ndaj AGK-së dhe kryetarit Rexha, Prishtinë, 02.05.2025

Translations: Tirana English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Prishtinë
  • Kush u sulmua?
    Gazetari
  • Gjinia
    Mashkull
  • Emri i viktimës
    Xhemajl Rexha
  • Media

  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    Rrjetet sociale
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    02.05.2025
  • Qyteti
    Prishtine
  • Autori(t)
    I njohur (i dyshuar)
  • Sulmuar nga
    Politikan(ët) / parti(at) politike (përveç zyrtarëve publikë)
  • Mjetet e incidenteve dhe sulmeve
    Postime ose komente në rrjetet sociale
  • Lloji i incidentit
    Sulmet ndaj mediave dhe organizatave
  • Lloji i sulmit
    Pushtimi ose vandalizimi i ambienteve të brendshme të zyrave
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    E panjohur
  • Cili ishte reagimi i shoqatës së gazetarëve?
    Shoqata ka reaguar publikisht

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësimin e thellë për fushatën denigruese dhe sulmet e koordinuara ndaj organizatës, dhe kryetarit të Bordit, Xhemajl Rexha.

Në vend të reflektimit të domosdoshëm pas rënies dramatike të Kosovës për 24 vende në Indeksin Global të Lirisë së Shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij (RSF), duke e renditur vendin tonë më keq se të gjitha vendet e rajonit dhe krahas shteteve me histori të rënduar të censurës dhe dhunës ndaj gazetarëve, vërehet tendencë e papranueshme e deputetëve të LVV-së për të fajësuar AGK-në dhe udhëheqësin e saj për këtë realitet.

Rexha, një gazetar me përvojë 20 vjeçare në gazetari dhe integritet të lartë profesional, prej katër vitesh është në ballë të përpjekjeve për mbrojtjen e gazetarëve dhe për fuqizimin e lirisë së medies dhe shprehjes në Kosovë. Deputetja e zgjedhur Arbëresha Hyseni Kryeziu ka targetuar në mënyrë të papranueshme personale Rexhën, kurse deputetë të tjerë të zgjedhur si Valon Ramadani dhe Arjeta Fejza kanë targetuar organizatën.

AGK-ja i fton deputetët e Vetëvendosjes që t’i ndalojnë sulmet ndaj gazetarëve dhe përfaqësuesve të organizatave të pavarura dhe të adresojnë me seriozitet situatën e paprecedentë alarmante të lirisë së mediave në Kosovë.

Liria e shprehjes dhe mbrojtja e gazetarëve nuk janë çështje të preferencave politike, por vlera themelore të një demokracie funksionale.