Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
- Qendra rajonalePrishtinë
- GjiniaMashkull
- Emri i viktimësBujar Vitija
Media
- Emri i mediasGazeta Shneta
- Lloji i platformës mediatikeMedia Online
- Burimi i informacionit për ngjarjenBujar Vitija
Të dhënat e incidentit
- Data e incidentit10.08.2021
- QytetiPrishtinë
- Autori(t)I njohur (i dyshuar)
- Sulmuar ngaqytetarë (të zakonshëm).
- Lloji i incidentitlife_threat
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
- A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?po
Gazetari i portalit “gazetashneta.com”, Bujar Vitija e ka njoftuar AGK-në se është kërcënuar nga një person që supozohet se është babai i anesteziologut, Kemajl Gashi për të cilin portali ka raportuar se është dënuar nga Inspektorati Shëndetësor për shkak të lënies së vendit të punës në kohën e kujdestarisë në QKUK.
“Paske shkru diqka. Veten ski me njoft. Shum shpejt kemi mu taku”, i ka shkruar gazetarit Vitija, mes tjerash ky person. AGK-ja e vlerëson kërcënimin të rëndë dhe që rrezikon sigurinë e gazetarit.
AGK-ja kërkon nga Policia ta trajtojë me seriozitet këtë rast, pas paraqitjes nga ana e gazetarit.