Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
Media
- Lloji i platformës mediatikeMedia e shtypur
Të dhënat e incidentit
- Sulmuar ngaAutoritetet - individët
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
Kajtaz Gecaj, korrespodent i Gazetës ZËRI, është kërcënuar nga kreu i Drejtorisë për Kulturë të Skenderajt.
Kërcënimi ka ardhur si rezultat i një artikulli me titull: “Këtë vit, Komuna e Skenderajt pagoi katër portare, asnjë lokal”, shkruar nga Gecaj.
“Para pak çasteve, Ramiz Shala, drejtor i Kulturës më ka kërcënuar se do të më sulmojë fizikisht nëse edhe njëherë ia përmendi emrin në gazetë, edhe pse emrin ia ka përmendur kolegu i tij, Kastriot Gashi – ka shkruar Gecaj në rrjetin social Facebook.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës, që tanimë është në fazën e hetimeve.
“Policia ka ndërmarr veprimet e menjëhershme policore, përderisa sot në mesditë, zyrtari nga komuna ka shkuar në SP Skënderaj dhe aty është intervistuar. Pas intervistimit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili udhëzon që rasti të mbetet për informim dhe në vazhdimësi të merren veprime hetimore të cilat do e vërtetojnë nëse ka ekzistuar vepra penale…” është shkruar në përgjigjen e Policisë së Kosovës për AGK-në.