Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
Media
- Lloji i platformës mediatikeRadio
Të dhënat e incidentit
- Sulmuar ngaAutoritetet - individët
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
Deputeti i Kosovës, Veton Berisha publikisht i ka bërë presion gazetarit të Radio Kosovës Denis Galushi përmes një shkrimi në llogarinë e tij personale ne Facebook.
Ai ka akuzuar Denis Galushin si person i cili ka nxitë përçarje mes komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas përmes editorialeve të tij.
“Bazuar në publikimin e tij të datës 18. 10. 2019, me titull: “Roma + Ashkali + Egjiptian = ROMA” kemi konstatuar se ka kryer vepër penale duke nxitur përçarje dhe mosdurim si dhe duke mohuar identitetin Egjiptian dhe Ashkali ne konstatojmë se ka shkelur Kushtetutën , ligjet në fuqi dhe nenin 141 i KPK-së”, ka shkruar Berisha në rrjetin social Facebook.
Deputeti Berisha ka treguar se ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Denis Galushi ka kërkuar mbrojtje ligjore nga AGK duke e aplikuar mekanizmin e Memorandumit të Mirëkuptimit me Odën e Avokatëve të Kosvës. AGK është duke e monitoruar nga afër rastin dhe do ta mbështetë Denis Galushin në punën e tij si gazetar.