Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
Media
- Lloji i platformës mediatikeMedia e shtypur
Të dhënat e incidentit
- Sulmuar ngaAutoritetet - individët
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), Jeton Shala ka penguar në kryerjen e detyrës, gazetaren e gazetës “Koha Ditore” Saranda Ramaj.
AGK e vlerëson të pa pranueshëm faktin se gazetares Rama i është ndaluar përcjellja e vizitës së kryeministrit në këtë institucion me vendim të kryeshefit të AKPPM-së. Njëkohësisht AGK kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të këtij vendimi të jashtëligjshëm dhe të pa pranueshëm në një vendim demokratik. Veprime të tilla kanë për qëllim ngufatjen e lirisë së shprehjes në vend. AKPPM dhe institucionet tjera duhet të jenë të pavarura dhe transparente në punën e tyre dhe të ndihmojnë gazetarët në raportim të drejtë dhe të paanshëm. 12 Prill 2016, Prishtinë