Kërcënimet ndaj jetës dhe sigurisë fizike të gazetarëve, Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 08.10.2024

Kërcënimet ndaj jetës dhe sigurisë fizike të gazetarëve, Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 08.10.2024

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Prishtinë
  • Kush u sulmua?
    Gazetari
  • Gjinia
    Mashkull
  • Emri i viktimës
    Vehbi Kajtazi
  • Media

  • Emri i medias
    Paparaci.com
  • Lloji i platformës mediatike
    Media Online
  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    Facebook
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    08.10.2024
  • Qyteti
    Pristina
  • Autori(t)
    i njohur (i dënuar)
  • Sulmuar nga
    qytetarë (të zakonshëm).
  • Mjetet e incidenteve dhe sulmeve
    Aplikacionet e bisedës
  • Lloji i incidentit
    life_threat
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i policisë
    Policia ka arrestuar kërcënuesin e gazetarit Vehbi Kajtazi më 9 tetor, një ditë pasi gazetari njoftoi lidhur me kërcënimet.
  • Veprimi i prokurorit publik
    Prokuroria tha se Kajtazi është kërcënuar lidhur me një artikull të publikuar në portalin Insajderi në maj të këtij viti, përkundër se viktima nuk ishte autori i artikullit.
  • Veprim gjyqësor
    Prokuroria Themelore e Prishtinës, të hënën më 4 nëntor, dënoi avokatin Driton Dobruna me 150 ditë burgim pasi ai pranoi se kishte kërcënuar me vdekje gazetarin Vehbi Kajtazi. As Kajtazi e as Dobruna nuk ishin të pranishëm në gjykatë kur gjyqtari bëri të ditur vendimin, i cili mund të apelohet. Dobruna u akuzua se i kishte dërguar Kajtazit mesazhin vijues nëpërmjet Facebook-ut, më 8 tetor: "A e di cila është dhimbja më e madhe për një qenie. Me ly me benzin, e pas 2 min me të shu me zjarrëfikse. E këtë me e përsërit disa herë, deri sa të vdesësh".
  • Gjendja juridike e çështjes
    Autori është i dënuar
  • Lloji i shkeljes
    Kërcënimi për sigurinë
  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    po
  • Cili ishte reagimi i shoqatës së gazetarëve?
    Shoqata ka reaguar publikisht

Gazetari dhe njëherësh drejtori i medias online Paparaci.com, Vehbi Kajtazi, është kërcënuar me jetë përmes mesazheve në llogarinë e tij në Facebook.

Në “Facebook”, Kajtazi është kërcënuar se do të digjet me benzinë, ndërsa kërcënuesi është zotuar se do ta shesë shtëpinë për t’u takuar me Kajtazin.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagon me shqetësim të jashtëzakonshëm për kërcënimin me jetë që i është bërë gazetarit Vehbi Kajtazi.

AGK kërkon nga autoritetet përgjegjëse dhe organet e rendit të Republikës së Kosovës që të ofrojnë siguri për gazetarin Kajtazi dhe që ta trajtojnë me urgjencë kërcënimin që ai ka marrë mbrëmjen e 8 tetorit, përmes një mesazhi në llogarinë e tij në “Facebook”.

AGK ka kontaktuar me gazetarin Kajtazi dhe i njëjti tashmë ka njoftuar autoritetet përgjegjëse lidhur me kërcënimin serioz që ka marrë.

AGK kërkon nga Policia e Kosovës që të reagojë shpejt për lokalizimin e kërcënuesit në mënyrë që të evitohet çfarëdo rreziku për jetën e gazetarit Vehbi Kajtazi.