Gjuhë linçuese ndaj medieve, Prishtinë, 11.09.2021

Gjuhë linçuese ndaj medieve, Prishtinë, 11.09.2021

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Prishtinë
  • Kush u sulmua?
    Grupi
  • Media

  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    Twitter
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    11.09.2021
  • Qyteti
    Prishtine
  • Autori(t)
    I njohur (i dyshuar)
  • Lloji i incidentit
    life_threat
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    Nr

Këshilltari i Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka përdorur gjuhë linçuese ndaj medieve.

Këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela disa herë ka përdorur gjuhë dengiruese duke i etiketuar mediat si “të ish-regjimit Pronto”.

AGK konsideron se kjo gjuhë është linçuese dhe që shërben për përhapjen e urrejtes dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë.

Duke ardhur nga zyra më e lartë e shtetit, këto veprime të zotit Vela ndikojnë në frikësimin e gazetarëve dhe krijimin e një ambienti të pasigurtë për punën e tyre.

AGK-ja e fton Presidenten Osmani që të distancohet dhe të përkujdeset që sulme të tilla të mos përsëriten nga zyra e saj.