Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
- Qendra rajonalePrishtinë
- Kush u sulmua?Grupi
Media
Të dhënat e incidentit
- Data e incidentit07.04.2025
- QytetiPrishtina
- Autori(t)E paditur
- Sulmuar ngaAutoritetet – institucionet
- Lloji i incidentitKërcënime të tjera për gazetarët
- Lloji i kërcënimitTë tjera
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
- A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?E panjohur
- Cili ishte reagimi i shoqatës së gazetarëve?Shoqata ka reaguar publikisht
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) mirëpret organizimin dhe reagimin e gazetarëve të mediave të Kosovës për të kërkuar transparencë nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Javën e kaluar, ZRRE-ja kishte ftuar vetëm gazetarët në një “takim konsultues”, pa praninë e kamerave dhe të mediave, për të diskutuar rreth rritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike. Sot, gazetarët kanë refuzuar të marrin pjesë në takim pa praninë e kamerave. AGK-ja e përshëndet këtë veprim të gazetarëve, i cili përveçse shpreh solidaritet, mbi të gjitha kërkon transparencë dhe llogaridhënie nga një institucion publik.
AGK-ja e fton ZRRE-në që të sigurojë publikimin dhe hapjen e të gjitha diskutimeve që çojnë në marrjen e një vendimi përfundimtar, në mënyrë që qytetarët të informohen në mënyrë të plotë për një vendim kaq të rëndësishëm për interesin publik.