Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
- Qendra rajonalePrishtinë
- Kush u sulmua?Gazetari
- GjiniaMashkull
- Emri i viktimësRobert Bojaj
Media
- Emri i mediasATV
- Lloji i platformës mediatikeRadio
Radio - Burimi i informacionit për ngjarjenRobert Bojaj
Të dhënat e incidentit
- Data e incidentit20.11.2024
- QytetiPrishtinë
- Autori(t)E paditur
- Sulmuar ngaPersonat publikë
- Mjetet e incidenteve dhe sulmeveMjete të tjera incidentesh dhe sulmesh
- Lloji i incidentitKërcënime të tjera për gazetarët
- Lloji i kërcënimitNgacmime të pabazuara gjyqësore dhe administrative duke përfshirë rastet SLAPP
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
- A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?po
- Cili ishte reagimi i shoqatës së gazetarëve?Shoqata ka reaguar publikisht
Shoqata ka ofruar mbështetje ligjore
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka pranuar me shqetësim informacionin për padinë që reperi Trim Ademi, i njohur si Capital T, ka ushtruar ndaj gazetarit Robert Bojaj.
Reperi pretendon që një pyetje e bërë nga Bojaj ndaj një të ftuari në një emision argëtues ka dëmtuar reputacionin e Ademit. AGK konsideron që kjo padi është Padi Strategjike kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP) dhe është përpjekje për të heshtur dhe frikësuar gazetarin.
Personat me ndikim shoqëror duhet të tregojnë nivel më të lartë të tolerancës për tematika me interes publik dhe nuk duhet të abuzojnë me të drejtën e qasjes në drejtësi. AGK ka organizuar mbrojtje dhe përfaqësim ligjor për gazetarin Bojaj dhe ka deponuar sot përgjigjen në padi pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Ne kemi besim të plotë në sistemin e drejtësisë dhe shpresojmë që gjykata do të trajtojë këtë rast në përputhje me rekomandimin e Këshillit të Evropës kundër padive SLAPP dhe të krijojë precedent në favor të lirisë së gazetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre elementare për të bërë pyetje. AGK do të monitorojë këtë rast gjyqësor nga afër.