Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
- Qendra rajonalePrishtinë
- Kush u sulmua?Grupi
- Emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të grupitGazetarë dhe kameraman
Media
- Emri i mediasKlan Kosova
- Lloji i platformës mediatikeRadio
Radio
Media Online - Burimi i informacionit për ngjarjenKlan Kosova
Të dhënat e incidentit
- Data e incidentit09.02.2025
- QytetiPrizren - Dragash
- Autori(t)E paditur
- Sulmuar ngaqytetarë (të zakonshëm).
- Mjetet e incidenteve dhe sulmevePersonalisht
- Lloji i incidentitSulmet aktuale ndaj gazetarëve
- Lloji i sulmitattack_other
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
- A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?po
- Cili ishte reagimi i shoqatës së gazetarëve?Shoqata ka reaguar publikisht
Gjatë të dielës së 9 shkurtit, ekipi i Klan Kosovës, i përbërë nga Qendresa Tershani, Sala Gashi e kameramani Rron Salihu, janë përballur, qysh në orët e para të punës në terren me provokime të vazhdueshme dhe fjalë fyese nga militantët e partisë Vetëvendosje.
Në lidhjen e parë direkte të Tershanit në qendrën më të madhe të votimit në Prizren, duke dashur ta marrë në prononcim një votuese, kjo e fundit thotë: “E bojkotojmë Klan Serbinë.”
Në po të njëjtin qytet e qendër, një zyrtar i VV-së ofendon gazetaren Sala Gashi me fjalët: “Ju jeni të paguar nga Serbia, e dini shumë mirë për kë punoni.”
Në Dragash, zyrtarë në qendrën e votimit me kusht, nuk kanë dashur t’i lejojnë të votojnë gazetaren Sala Gashi e kameramanin Rron Salihu, duke u bërë atyre kontrolle të çuditshme nga personat përgjegjës të vendvotimit
Me t’u kthyer në Prizren, gjatë festimeve të militantëve të VV-së, Qendresa Tershani pengohet gjatë lidhjes direkte nga një qytetar, i cili, ndër të tjera, thotë: “Jeni kundër të vërtetës”, ndërsa mbrapa kamerës gazetarja Sala Gashi është përballur me fjalët më të ndryshme si: “Pjellë e Serbisë”, “bijat e Shk*nes”, “k*rva”, “të paguara prej Serbisë”, “Albini ka me ju mbyllë” dhe ofendime tjera.