Qasje selektive ndaj gazetarëve kosovarë, Tiranë, 14.09.2021

Qasje selektive ndaj gazetarëve kosovarë, Tiranë, 14.09.2021

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Prishtinë
  • Kush u sulmua?
    Grupi
  • Media

  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    Klan Kosova
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    14.09.2021
  • Qyteti
    Tirane
  • Autori(t)
    I njohur (i dyshuar)
  • Sulmuar nga
    Autoritetet - individët
  • Lloji i incidentit
    life_threat
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    po

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përdorur qasje selektive në raport me gazetarët nga Kosova, që ishin pjesë e konferencës me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në këtë konferencë, pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe Kosova dhe sipas kolegëve tanë, Rama është përkujdesur që të mos lejojë gazetarët kosovarë të bëjnë pyetje për zonjën Merkel.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, një ndarje e tillë, për nga prejardhja, e gazetarëve në një takim ndërkombëtar është akt i papranueshëm.

Për këtë qasje selektive të kryeministrit Rama ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve – EFJ, Ricardo Gutierrez.

“Turp për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili qëllimisht i injoroi pyetjet e gazetarëve nga Kosova. Federata Evropiane e Gazetarëve e dënon këtë segregim shokues”, ka thënë Ricardo Gutierrez.