Sulme ndaj mediave dhe organizatave mediale, Prishtinë, 14.01.2025

Sulme ndaj mediave dhe organizatave mediale, Prishtinë, 14.01.2025

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Prishtinë
  • Kush u sulmua?
    Grupi
  • Emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të grupit
    Betim Musliu, Diellza Luzha.
  • Media

  • Emri i medias
    Betimi për Drejtësi
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    14.01.2025
  • Qyteti
    Prishtinë
  • Autori(t)
    E paditur
  • Mjetet e incidenteve dhe sulmeve
    Postime ose komente në rrjetet sociale
  • Lloji i incidentit
    Kërcënime ndaj organeve dhe organizatave mediatike
  • Lloji i kërcënimit
    Deklarata agresive, ngacmuese ose diskriminuese
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    E panjohur
  • Cili ishte reagimi i shoqatës së gazetarëve?
    Shoqata ka reaguar publikisht

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, dënon serinë e sulmeve online që kanë ndodhur kundër gazetarëve të medies “Betimi për Drejtësi”, Betim Musliu dhe Diellza Luzha.

Që të dy tashmë kanë ushtruar kallëzim penal ndaj 3 faqeve online në rrjete sociale për shkak të sulmeve dhe ngacmimeve të vazhdueshme. Sipas ekipit të “Betimit për Drejtësi”, sulmet denigruese dhe shpifëse kanë ardhur pas publikimit të hulumtimit “Ikja e mjekëve nga orari i punës prej spitaleve publike”.

AGK-ja i konsideron sulmet e tilla ndaj gazetarëve të papranueshme dhe si faktorë që ndikojnë negativisht në punën e tyre profesionale.

Gjithashtu, AGK-ja fton organet e sigurisë që ta kryejnë punën e tyre për identifikimin e autorëve, si dhe kërkon nga organet e drejtësisë që ta shqyrtojnë me prioritet kallëzimin penal të paraqitur nga gazetarët.