Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
- Qendra rajonalePrishtinë
- Kush u sulmua?Grupi
Media
Të dhënat e incidentit
- Data e incidentit14.07.2022
- QytetiPrishtine
- Autori(t)I njohur (i dyshuar)
- Sulmuar ngaNga zyrtarët publikë dhe/ose përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv
- Lloji i incidentitKërcënime ndaj organeve dhe organizatave mediatike
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
- A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?po
Deputetja e partisë në pushtet, Vetëvendosje, Fitore Pacolli, sot në Kuvendin e Kosovës, ka bërë thirrje për rregullim qeveritar të mediave, sidomos atyre online.
Thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje direkte të Qeverisë për kontroll ndaj mediave është e papranueshme për AGK-në dhe KMShK-në dhe paraqet rrezik për lirinë e medias në vend.
Mediat, shumica e të cilave janë të regjistruara si biznese në ARBK, kurse një pjesë tjetër si OJQ, rregullojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet ligjeve përkatëse në Kosovë dhe rregulloreve të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Këshillit të Mediave të Shkruara.
Çdo tentim i Qeverisë për të ushtruar kontroll mbi mediat është tentativë e papranueshme për të ndërhyrë në punën e tyre. Ky është kërcënim serioz i pushtetit aktual kundër mediave.