Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
Media
- Lloji i platformës mediatikeMedia Online
Të dhënat e incidentit
- Sulmuar ngaAutoritetet - individët
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
Me 23.12.2015 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim njoftimin se gazetari Uran Haxha nga Koha.net, është penguar në punën e tij nga kryetari i komunës së Suharekës, Sali Asllanaj. Sipas ankesës që ka pranuar Asociacioni i Gazetarëve, kreu i Suharekës, Sali Asllanaj, përmes zëdhënësit të tij, sot, nuk i ka lejuar gazetarët që ta përcjell konferencën për shtyp të fundvitit, por as të ketë qasje në ndërtesën e komunës, me arsyetimin se nuk e kanë pasqyruar drejt punën e komunës në shkrimet e tij. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon këtë akt duke e cilësuar, shkelje flagrante të së drejtës për qasje në informacion dhe në kundërshtim me vlerat e përgjithshme të lirisë së shtypit dhe shprehjes.