Ish deputeti heq dorë nga largimi i përgjimeve online që përfshinin atë dhe kolegët partiak

Ish deputeti heq dorë nga largimi i përgjimeve online që përfshinin atë dhe kolegët partiak

PRISHTINË, 18/07/2017 – Ish-deputeti, Adem Grabovci heq dorë me kërkesë të tij nga largimi i përgjimeve që përfshinin atë dhe kolegët e tij partiak, të cilat u publikuan online gjatë vitit të kaluar.

Avokati i Grabovcit i tha gjykatësit të martën se klienti i tij, Adem Grabovci nuk është duke kërkuar më largimin e përgjimeve telefonike të cilat u publikuan në gazetën onlinë, Insajderi.

Vitin e kaluar, Insajderi publikoi një seri të incizimeve telefonike ndërmjet Adem Grabovcit, ish-shefit të grupit parlamentar të PDK-së, dhe kolegëve të tij të partisë, duke përfshirë presidentin e sotëm Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Bisedat e përgjuara tregojnë se si Grabovci dhe kolegët kanë ndikuar në emërime të njerëzve në poste të larta publike.

Pas publikimit, Adem Grabovci ka paditur Insajderin duke kërkuar largimin e përgjimeve por që Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e tij.

Në nëntor të vitit 2016, Gjykata e Apelit ka prishur aktvendimin e gjykatës themelore duke urdhëruar shkallën e parë që të kërkoj nga paditësi prova të reja në lidhje me pretendimet e tij.

Sidoqoftë, në gusht 2016, zyra e Prokurorit të Shtetit ka nisur një hetim për dyshimet se Grabovci “ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar për të siguruar fuqi politike dhe ndikim për proceset vendim marrëse përbrenda institucioneve, agjencive qeveritare dhe ndërmarrjet publike”.