Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është njoftuar për dy kërcënime që ka marrë në 24 orët e fundit, media “Mitropol”, nga Mitrovica.
I pari ka të bëjë me një raportim nga Vushtrria për vendosjen e një mini-parku argëtues në shesh, kurse kërcënimi i dytë, ka ardhur e bashkuar me një video, që pretendon se “Wagneri është në Kosovë”.
Për AGK-në, këto kërcënime janë shqetësuese dhe të papranueshme, dhe i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës t’i hetojë ato, duke bashkëpunuar në denoncimin e kësaj medie.
Gazetarët, kudo në Kosovë, duhet të jenë në gjendje që punën e tyre në interes të publikut, ta bëjnë pa u penguar.