Kërcënuesi i gazetarit dënohet me 500 euro gjobë

Kërcënuesi i gazetarit dënohet me 500 euro gjobë
Building of the basic Court in Pristina

PRISHTINË, 26.10.2017- Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me gjobë prej 500 euro ish-zyrtarin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për shkak të një kërcënimi të bërë nga ai ndaj një gazetari në vitin 2014.

Ish-gazetari, Liridon Llapashtica kishte pranuar një telefonatë më 14 shkurt 2014 nga ish-zyrtari i MTI-së, Osman Hajdini në lidhje me një artikull të botuar në gazetën “Zëri”, me ç’rast edhe ishte kanosur. Ish-zyrtari ka kërcënuar me fjalët se ‘pasi që ligji në Kosovë nuk funskionon, kemi me zgedh këtë me Kanun të Lekës, kam me ti dërgu njerëzit se ti qenke kryeneq’.

Llapashtica tha se nuk është i kënaqur me aktgjykimin dhe se do të këshilloj në avokat për hapa të mëtejmë.

Rasti i parafundit ishte më 27 shtator 2017, Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me gjobë një person prej 300 euro për kërënimet me jetë ndaj dy gazetarëve të Koha Vision. Gazetarët pranuan kërcënimet përmes Facebook-ut pasi që i dënuari nuk ishte i kënaqur me një lajm ku përfshihej vëllai i tij.

AGK, edhe njëherë rikujton kolegët gazetarë dhe profesionistët tjerë medial, të cilët janë të përfshirë në konteste gjyqësore, konteste këto të cilat ndërlidhen drejtpërsëdrejti me punën e tyre profesionale ta informojnë Asociacionin e Gazetarëve të Kosovë, në mënyrë që kjo organizatë të mund t’i monitoroj dhe të raportoj për këto procese gjyqësore.