
Redaksia e gazetës Bota Sot e ka njoftuar AGK-në për një telefonatë që kryeredaktori i saj thotë se e ka pranuar të dielën mbrëma.
Sipas kësaj gazete online, Idriz Morina, ka pranuar një telefonatë me mesazhe kërcënuese për të dhe familjen për shkak të shkrimeve të tij. Morina e ka paraqitur rastin në Polici, dhe është hapur procedura me vlerësimin “kanosje”, sipas procedurës hetimore.
AGK-ja e dënon këtë rast, dhe kërkon nga Policia e Kosovës që ta trajtojë me prioritet.