Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, sot kanë arritur dy gazetarët ukrainas Liliia Vorobiova dhe Volodymyr Martynov.
Vorobiova dhe Martynov në Kosovë do të strehohen në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”.
Kolegët u mirëpritën nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, Koordinatori i Terrenit, Adem Sylejmani, si dhe zyrtarë të MPB-së e Policisë së Kosovës.
Journalists in Residence – Kosovo, që është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e po implementohet nga AGK-ja, mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, OSCE Mission in Kosovo, si dhe iniciativa Hannah Arendt