
Nga data 20 deri më 26 maj, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, përfunduam serinë prej gjashtë sesionesh trajnimi për gjashtë media lokale për të rritur praninë e tyre në mediat sociale dhe për të rritur ndërveprimin e tyre me publikun.
Mbi 25 gazetarë, redaktorë dhe staf marketingu morën pjesë në këtë cikël trajnimesh. RTV Fontana nga Istogu dhe Radio 1 FM nga Peja, ishin dy mediat e fundit të cilët u trajnuan nga Benjamin Kolenović, themelues dhe CEO i Growzillas.
Trajnimet u përqendruan në mënyrat e menaxhimit të përmbajtjes dhe reklamat e mediave dixhitale, si të nxisin publikimin interaktiv dhe dinamik të lajmeve në faqet e internetit dhe mediat sociale dhe si të përdoren Google Analytics, Facebook Pixel, platforma online Canva, etj.