
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, sot mbajti modulin e tretë të Akademisë së Gazetarëve për Integritetin e Informacionit.
Pjesëmarrësit diskutuan për rritjen e dezinformatave dhe raportimin gjatë zgjedhjeve së bashku me Jeton Mehmetin – Drejtor i hulumtimeve në Institutin GAP / Autor i raportit vjetor të IREX-it, Indeksi i Qëndrueshmërisë së Medias / Anëtar i Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Julia Brothers – Këshilltare e lartë për zgjedhje dhe procese politike në NDI.
Gjatë këtij moduli u diskutua për trendet e dezinformimit gjatë proceseve zgjedhore, teknikat dhe praktikat më të mira për luftimin e tyre, si dhe u prezantuan gjetjet e studimit të NDI-së “Sfidat e Integritetit të Informacionit: Kërcënim në rritje për demokracinë në Kosovë”.
Akademia mbështetet nga NDI Kosovo dhe USAID Kosovo.