Organizatat gazetareske u dakorduan për minimum kritere për mediat onlajn

Organizatat gazetareske u dakorduan për minimum kritere për mediat onlajn

SHKUP, 10.10.2018 – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni, u dakorduan për minimum kritere të cilët do të ndihmojnë për mbrojtje dhe promovim të gazetarisë profesioniste në mediat onlajn.

SHGM, SPGPM dhe KEMM besojnë se mediat onlajn duhet t’i respektojnë parimet dhe principet e profesionit gazetaresk, siç janë:

– Transparencë mbi pronësinë

– Publikimi i impresumit, kontaktit dhe adresës së mediumit

– Pranimi dhe respektimi i Kodit etik të gazetarëve

– Regjistrimi i subjektit juridik në Maqedoni.

Tre organizatat kërkojnë nga Qeveria dhe institucionet publike t’i respektojnë këto kritere në procesin e akreditimit të gazetarëve që punojnë në mediat onlajn.

Kërkojmë nga reklamuesit të marrin përgjegjësi shoqërore dhe të përmbahen nga reklamimi në mediat onlajn që nuk i përmbushin këto kritere.

Nëse Qeveria dhe reklamuesit nuk i respektojnë këto kritere do të kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në përforcimin e dezinformatave në mediat dhe përdorimin e tyre për qëllime propaganduese. Kjo mund të përdoret si alibi për të sjellë legjislativë restriktive për mediat onlajn që mund të kufizojë lirinë e të shprehurit në internet.