Organizatat për lirinë e medias nga Platforma për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës denoncojnë përpjekjet për ndërhyrje politike në RTK, në një letër të hapur Bordit

Organizatat për lirinë e medias nga Platforma për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës denoncojnë përpjekjet për ndërhyrje politike në RTK, në një letër të hapur Bordit

21 qershor 2024

Letër për Transmetuesin Publik të Kosovës

I nderuari Kryetar i Bordit të RTK-së,
Të nderuar anëtarë të Bordit të RTK-së,

Po ju shkruajmë në emër të partnerëve të Platformës për Promovimin e Mbrojtjes së Gazetarisë dhe Sigurisë së Gazetarëve të Këshillit të Evropës, që i ka ndjekur nga afër zhvillimet shqetësuese rreth transmetuesit publik të Kosovës, në tri vitet e fundit. Ne e kemi lavdëruar, në nivel të Këshillit të Evropës, zgjedhjen tuaj si anëtarë bordi në mënyrë transparente dhe profesionale, me përfshirje të plotë të shoqërisë civile.

Megjithatë, ne jemi të shqetësuar me krizën në RTK lidhur me presionin politik që po bëhet për largimin e drejtorit të përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj. Kjo temë është ngritur për herë të parë nga Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon-Taubadel me 15 janar 2024, ku ajo përmend përpjekjet për të zëvendësuar drejtorin aktual me një individ pro- qeverisë.

Ne ju shkruajmë për t’ua kujtuar që çdo ndërhyrje politike në menaxhmentin e Transmetuesit Publik do të ishte thellësisht jodemokratike, dhe roli juaj si anëtarë të bordit është që t’u rezistoni presioneve të tilla.

Ahmetxhekaj është emëruar Drejtor i Përgjithshëm nga Bordi juaj në vitin 2022, për një mandat tre-vjeçar nëpërmjet një procedure të hapur dhe pluraliste, dhe i ka udhëhequr reformën dhe transformimet në RTK. Procesi i emërimit është vlerësuar si i bazuar në merita nga Bashkimi Evropian dhe OSBE, dhe është mirëpritur nga organizatat ndërkombëtare dhe ambasadat e huaja në Kosovë. Edhe pse RTK-së, i mungon një model i qëndrueshëm i financimit dhe aktualisht është në pikën më të ultë të financiomit në një dekadë, menaxhimi financiar është përmirësuar dukshëm, siç është reflektuar nga reagimi juaj së fundi, dhe nga Zyra Kombëtare e Auditorit. Për më tepër, sipas një sondazhi, RTK del te jetë televizioni i dytë me besueshmërinë më të lartë në Kosovë. Një sukses i tillë është rezultat i punës së përbashkët të Bordit të RTK-së dhe drejtorit të përgjithshëm, dhe është shenjë që transmetuesi publik i Kosovës po e përmbushë detyrën për t’i shërbyer publikut.

Ne kërkojmë me mirësi nga ju, që të shikoni me kujdes vendimet tuaja të ardhshme, në mënyrë që Transmetuesi Publik të vazhdojë t’i shërbejë publikut, dhe jo interesave politike. Liria e medias, në përgjithësi, dhe reformat e vazhdueshme në transmetuesit publik në veçanti, do të dëmtohen seriozisht nëse ndodhin me sukses ndryshimet e motivuara politikisht, në menaxhment.

Nga monitorimet tona në gjithë Evropën, ne e kemi parë se sa e lehtë është për qeveritë që të minojnë pavarësinë e transmetuesit publik, dhe sa serioze mund të jenë efektet e një politizimi të tillë, për gjithë shoqërinë. Largimi i drejtorëve të transmuesit publik me motive politike, kërcënon lirinë e medias, vlerë themelore e Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian dhe Unionit të Transmetuesve Evropianë (EBU).

Direktiva Evropiane për Lirinë e Medias, e miratuar së fundi vendos minimumin e standardit për të siguruar pavarësinë e mediave publike, duke përfshirë që udhëheqësit e menaxhmentit duhet të emërohen “në bazë të procedurave transparente, të hapua, efektive dhe jo-diskriminuese, si dhe me kritere jo-diskriminuese e objektive, të vendosura më herët në nivel kombëtar”, dhe se largimi i tyre para përfundimit të mandatit duhet të “justifikohet gjerësisht”, dhe “mund të bëhet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme kur ata nuk i përmbushin kushtet e kërkuara për të performuar sipas detyrave”.

Për më tepër, disa nga Rekomandimet e Këshillit të Evropës, duke përfshirë edhe Rekomandimin CM/Rec(2012) për Shtetet Anëatre për Qeverisjen e Mediave Publike, si dhe Rekomandimi CM/Rec (96) për Pavarësinë e Mediave Publike, nënvizojnë dhe theksojnë rëndësinë e pavarësisë së transmetuesit publik, dhe se vendimet për menaxhmentin duhet të jenë të arsyetuara si duhet dhe janë subjekt i trajtimit në gjykatë.

Kjo bëhet akoma më e rëndësishme, duke marrë parasysh aplikimin e Kosovës për t’u bërë vend anëtar i Këshillit të Evropës, organizatë kjo që beson se transmetuesi i pavaur publik është themeli i demokracisë, dhe kontribuon në forcimin e kohezionit social. Ekzistimi i një transmetuesi publik profesional dhe të pavarur është gjithashtu kërkesë në rrugën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Së fundi, vendime të tilla janë të rëndësishme edhe në procesin e RTK-së për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës Eurovision.

Ne ju ftojmë që të vazhdoni t’i bashkoni forcat me Drejtorin për të çuar përpara reformat dhe të punoni drejt pavarësisë financiare dhe përmirësimit të kushteve të punës për stafin e RTK-së.

European Centre for Press and Media Freedom
International Press Institute
European Federation of Journalists
International Federation of
Journalists
ARTICLE 19
Index on Censorship
Reporters Without Borders
Pen International