
Me rastin e fillimit të muajit të agjërimit, Ramazanit, ish-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, iftarin e parë të këtij muaji e shtroi për gazetarët afganë të strehuar në Kosovë.
Gjatë këtij iftari, kolegët afganë patën rastin të njihen nga afër me Presidenten Jahjaga, teksa i treguan përvojat e tyre të ikjes nga Afganistani pas marrjes nën kontroll nga Talebanët, si dhe disa nga traditat e tyre në pritjen e këtij muaji.
Teksa, Jahjaha njoftoi gazetarët për Fondacionin që e drejton, si dhe punën që bënë për fuqizimin e grave në Kosovë.
Gazetarët afganë shoqëroheshin nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha dhe Drejtorja Ekzekutive, Getoarbë Mulliqi Bojaj.