Rreth nesh

Kush jemi? 

Rrjeti SafeJournalists (SJN), është i fokusuar në përmirësimin e sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së medias në Ballkanin Perëndimor.  

SJN u krijua në vitin 2015, si përgjigje ndaj përkeqësimit të vazhdueshëm të sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së medias në Ballkanin Perëndimor, dhe nevojës për një solidaritet më të madh brenda komunitetit të medias në rajon. 

SJN mbledh shoqatat dhe sindikatat e gazetarëve në Ballkanin Perëndimor:  

Serbi: Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (IJAS) – koordinator i Rrjetit
Bosnjë dhe Hercegovinë: Shoqata e Gazetarëve të BH (BHJA)
Kroaci: Shoqata e Gazetarëve Kroatë (CJA)
Kosovë: Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AJK)
Maqedonia e Veriut: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)
Mali i Zi: Sindikata e Mediave të Malit të Zi (TUMM)
Shqipëri: Një hulumtuese e pavarur i kryen aktivitetet 

Misioni ynë 

Të përmirësojë bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor, dhe të avokojë për një mjedis të përshtatshëm për mbrojtjen e lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve, dhe të gjithë punonjësve të tjerë medialë. 

Çfarë bëjmë? 

Monitorojmë dhe regjistrojmë sistematikisht rastet e shkeljeve ndaj gazetarëve (dhe prodhojmë të dhëna të besueshme); 

Publikohen raporte vjetore mbi sigurinë e gazetarëve dhe gjendjen e lirisë së medias në rajon (duke përdorur një metodologji unike); 

Avokojmë për çështje ligjore dhe politikave në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar; 

Ngritja e kapaciteteve të OJQ-ve, dhe mediave lokale për të punuar në mënyrë aktive për të rritur sigurinë e gazetarëve dhe për të promovuar lirinë e medias; 

Objektivat tona strategjike 

Përmirësimi i kornizës ligjore dhe institucionale, dhe krijimi i mekanizmave që mbrojnë sigurinë e gazetarëve, lirinë e shprehjes dhe informimit;  

Fuqizimi i reagimit institucional për përmirësimin e sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së shprehjes; 

Përmirësimi i të drejtave profesionale të gazetarëve dhe punonjësve të medias, veçanërisht të grave dhe gazetarëve vendas; 

SJN dhe anëtarët e saj, njihen si aktorë të pavarur dhe me reputacion që përfaqësojnë interesat e gazetarëve; 

SJN ka krijuar një mekanizëm të qëndrueshëm për të mbështetur përpjekjet e përbashkëta të anëtarëve të saj në lidhje me lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve. 

Planet e së ardhmes 

SJN do të vazhdojë të:  

Kontribuojë në krijimin e një mjedisi të favorshëm, në të cilin liria e shprehjes mund të ushtrohet pa pengesa; 

Të sigurohet që kërcënimet, sulmet fizike, nxitja e dhunës dhe rastet e cenimit të privatësisë ndaj gazetarëve të ndiqen siç duhet, dhe me urgjencë nga organet e zbatimit të ligjit dhe autoritetet gjyqësore, si dhe të dënohen publikisht nga zyrtarët qeveritarë; 

Financimi 

SJN është mbështetur kryesisht nga financimi i Komisionit Evropian (projektet janë realizuar në afatet kohore: 1 janar 2016 – 31 dhjetor 2018, 1 shkurt 2020 – 31 mars 2023, 1 prill 2023 – 31 korrik 2026). 

SJN është gjithashtu shumë mirënjohëse për mbështetjen financiare të donatorëve të mëposhtëm: 

  • European Endowment for Democracy ( 2019) 
  • Civil Rights Defenders  
  • Balkan Trust for Democracy  
  • MATRA  
  • Belgrade Open School  
  • Ministry of Culture and Information of the Republic of Serbia 
  • Government of the Republic of Croatia – Office for Cooperation with NGOs 
  • Commission for Allocation of a Share of Games of Chance Revenues – Government of Montenegro 
  • International Federation of Journalists 
  • Civica 
  • Konrad Adenauer Stiftung