Sulmohet webfaqja e emisionit Slobodno srpski

Sulmohet webfaqja e emisionit Slobodno srpski

PRISHTINË, 30.01.2018 – Web faqja e emisionit Slobodno srpski që emetohet në transmetuesin publik RTK është sulmuar tri herë në tre ditët e fundit. Ky sulm u nënshkrua nga hakeri Triger-X.

Budimir Nicic, autori dhe udhëheqësi i emisionit thotë se ka paraqitur rastin të martën në policinë e Kosovës.

“Në fakt, duke u kthyer sot nga stacioni i policisë, kur u ktheva në zyre pash që ishte sulmuar për të tretën herë,” Nicic i tha AGK-së.

Nicic thekson se sulmi i parë është bërë më 28 janar, 2018 pasi kishte bërë paralajmërimin e një interviste me kryetarin e Iniciativës Qytetare, “Për Zveçanin tonë”, Dragisa Milovic, i cili ka folur për situatën e kohëve të fundit në veri të Kosovës.

Sulmi i dytë ka ndodhur pas transmetimit të intervistës, në po atë ditë, thekson ai.

Ai shtoi se pret nga ana e autoriteteve që të gjejnë fajtorët për këtë sulm.

“Nuk e di a ka kjo lidhje me punën time, respektivisht me mysafirin e fundit, por rrëzimi i sajtit për tri herë në këtë periudhë të shkurtër kohore po e përjetoj si një lloj presioni,” tha Nicic.

Budimir Nicic është kryetar i shoqatës së gazetarëve serb në Kosovë.