Mbahet moduli i dytë i Akademisë në fushën e raportimit për Ballafaqimin me të Kaluarën (BmK) dhe Raportimin e Sensibilizuar për Konflikt

0
35

Studentëve të gazetarisë dhe gazetarëve pjesëmarrës së Akademisë në fushën e raportimit për Ballafaqimin me të Kaluarën (BmK) dhe Raportimin e Sensibilizuar për Konflikt, gjatë modulit të dytë iu është ligjëruar për ndikimin e dezinformimit në ballafaqimin me të kaluarën.

Këtë modul të Akademisë e ligjëroi Getoarbë Mulliqi – Drejtoreshë Ekzekutive në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, ku diskutoi me pjesëmarrësit rreth marrëdhënies komplekse midis dezinformimit dhe përpjekjeve shoqërore për të përballuar dhe pajtuar padrejtësitë dhe konfliktet historike. Ata patën mundësi të shohin se si narrativat e rreme dhe dezinformatat mund të keqinterpretojnë kuptimin publik të ngjarjeve historike, të pengojnë proceset e pajtimit dhe të përjetësojnë ndarjet. Nëpërmjet diskutimeve dhe punës praktike, gazetarët patën mundësi të shohin strategji për identifikimin dhe luftimin e dezinformimit, me fokus në nxitjen e një diskursi publik të informuar që mbështetë thënien e së vërtetës, dhe përgjegjshmërinë.

Gjithashtu, në fund të modulit u shfaq edhe dokumentari “Mendo si verifikues faktesh”, me autore Mulliqin, dokumentar ky i cili është realizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe është mbështetur nga U.S. Embassy Pristina, Kosovo.

Dokumentari është realizuar në Washington DC, Los Angeles dhe Saint Petersburg të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

  • Akademia në fushën e raportimit për Ballafaqimin me të Kaluarën (BmK) dhe Raportimin e Sensibilizuar për Konflikt do të vazhdojë edhe me dy module të tjera në muajt pasues.