Mbahet moduli i tretë i Akademisë në fushën e raportimit për Ballafaqimin me të Kaluarën (BmK) dhe Raportimin e Sensibilizuar për Konflikt

0
23

Studentëve të gazetarisë dhe gazetarëve pjesëmarrës së Akademisë në fushën e raportimit për Ballafaqimin me të Kaluarën (BmK) dhe Raportimin e Sensibilizuar për Konflikt, gjatë modulit të tretë iu është ligjëruar për Gazetarët, mediat dhe Ballafaqimi me të Kaluarën: Realiteti në Kosovë.

Këtë modul të Akademisë e ligjëroi Besian Beha – gazetar, ku diskutoi me pjesëmarrësit rreth rolit kritik që luajnë gazetarët dhe organizatat mediatike në formësimin e kujtesës kolektive dhe diskursit publik lidhur me konfliktet historike, me fokus të veçantë në Kosovë. Gjithashtu, u diskutuan edhe raste që nxjerrin në pah sfidat dhe përgjegjësitë e raportimit mbi ngjarjet që lidhen me konfliktet etnike dhe procesin e pajtimit.

Veç të tjerash, Beha me gazetarët ndau eksperiencën e tij rreth monitorimit dhe raportimit të rasteve të shumta gjyqësore lidhur me raportimin e sensibilizuar për konflikt.

Gjatë këtij moduli gazetarët dhe studentët e gazetarisë patën rastin të shohin se si narrativat e medias mund të lidhin ndarjet ose t’i thellojnë ato. Nëpërmjet diskutimeve interaktive, pjesëmarrësit kishin mundësi të shohin metodat për gazetarinë etike, dhe strategjitë për të promovuar dialogun dhe paqen në shoqëritë pas konflikti.

Akademia në fushën e raportimit për Ballafaqimin me të Kaluarën (BmK) dhe Raportimin e Sensibilizuar për Konflikt do të vazhdojë edhe me një modul tjetër gjatë këtij muaji.