Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara, Irene Khan u takua me përfaqësues të medieve

0
86

Në zyrat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, sot është mbajtur takimi i Raportueses Speciale të Kombeve të Bashkuara për Liri të Mendimit dhe Shprehjes, Irene Khan, me përfaqësues të medieve.

Në AGK, Khan u mirëprit nga Drejtorja Ekzekutive, Getoarbë Mulliqi Bojaj, Juristja e së drejtës së Medias, Flutura Kusari, si dhe përfaqësuesit e mediave Besa Luci – Kosovo2.0, Brikenda Rexhepi – KOHA, Bojan Tomic – RTK, Leart Hoxha – ATV, Serbeze Haxhiaj – RTK.

Në këtë takim u diskutua për lirinë dhe kornizën ligjore të medieve, sigurinë e gazetarëve, si dhe zbatimin e ligjeve që ndikojnë në punën e mediave dhe shoqërisë civile.

Irene Khan do të qëndrojë edhe nesër në Kosovë, ku do të takohet edhe me përfaqësues të shoqërisë civile, e organizata ndërkombëtare.

Raportuesja Speciale në fund të kësaj vizite që e zhvilloi në Kosovë dhe Serbi, më 6 prill, në Beograd do të mbajë konferencë për media, ku do të flasë për përshtypjet e para se ku qëndrojnë këto dyja shtete. Teksa, një raport gjithëpërfshirës, Khan do ta prezantojë në qershor të 2024, në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.