Kërcënime kundër medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 14.06.2023

    0
    73
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 14/06/2023
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënimet kundër mediave dhe organizatave mediale
    Nga kush Nga zyrtarët publik
    Shkelësi / i dyshuari Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias Klan Kosova
    Burimi MINT
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i tronditur me njoftimin e MINT, dhe e konsideron veprimin e qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti, dhe Lëvizjes Vetëvendosje, si të paprecedentë në historinë e re të Kosovës, dhe përpjekje direkte për të diktuar dhe kontrolluar përmbajtjen mediale të Klan Kosovës. Në veçanti, ne jemi të shqetësuar me fatin e kolegëve tonë gazetarë, kameramanë dhe punëtore të tjerë të Klan Kosovës të cilët do të afektohen direkt negativisht nga ky vendim arbitrar. Konsiderojmë gjithashtu që ky vendim është marrë për të dërguar mesazh tek mediat tjera dhe është dëshmi e pakontestueshme që liria e medias dhe e shprehjes asnjëherë nuk ka qenë më në rrezik se sa aktualisht. AGK-ja, do të jetë në kontakt me organizatat partnere ndërkombëtare për lirinë e medias për të denoncuar këtë akt të Qeverisë.

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka pezulluar licensën e biznesit të televizionit kombëtar privat, Klan Kosova, përmes një vendimi të paargumentuar, pa specifikim të bazës ligjore dhe pa paralajmërim.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i tronditur me njoftimin e MINT, dhe e konsideron veprimin e qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti, dhe Lëvizjes Vetëvendosje, si të paprecedentë në historinë e re të Kosovës, dhe përpjekje direkte për të diktuar dhe kontrolluar përmbajtjen mediale të Klan Kosovës. Në veçanti, ne jemi të shqetësuar me fatin e kolegëve tonë gazetarë, kameramanë dhe punëtore të tjerë të Klan Kosovës të cilët do të afektohen direkt negativisht nga ky vendim arbitrar. Konsiderojmë gjithashtu që ky vendim është marrë për të dërguar mesazh tek mediat tjera dhe është dëshmi e pakontestueshme që liria e medias dhe e shprehjes asnjëherë nuk ka qenë më në rrezik se sa aktualisht.

    AGK-ja, do të jetë në kontakt me organizatat partnere ndërkombëtare për lirinë e medias për të denoncuar këtë akt të Qeverisë.